Mustafa: Projektligji për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik
30 shtator 2026
| 20:13
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka folur edhe për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kjo çështje, sipas tij, nuk duhet të bëhet pjesë e pazareve politike.
“Çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik. Nuk është çështje e ndarjes së pushtetit. Me këtë ligj, PDK-ja nuk synon të marrë asnjë lloj pushteti dhe mendoj që do të ishte e ulët që çështja e projektligjit të baraspeshohet me negociatat që partitë politike mund t’i kenë”, ka deklaruar Mustafa në Gazeta10.
Ai ka nënvizuar se trajtimi i këtij projektligji duhet të ndahet nga negociatat dhe marrëveshjet politike ndërmjet partive.



