Rumania në krizë politike, dështon edhe kandidatura e tretë për kryeministër
Parlamenti i Rumanisë ka rrëzuar sot edhe kandidaturën e tretë për postin e kryeministrit, atë të liberalit proevropian Siegfried Mureșan, duke zgjatur krizën politike në vend.
Mureșan ka marrë vetëm 182 vota në Parlament, ndërsa për miratimin e qeverisë së tij nevojiteshin 233 vota.
Dështimi i kandidaturës së tij ka thelluar ngërçin politik dhe ka rikthyer në skenë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Këto zgjedhje kërkohen veçanërisht nga e djathta ekstreme, e cila, sipas sondazheve të fundit, renditet në krye sa i përket mbështetjes elektorale.
Situata pritet të mbetet e paqartë derisa forcat politike të arrijnë një marrëveshje për formimin e një qeverie të re.
Kriza politike po ushtron presion të shtuar mbi partitë proevropiane për të siguruar një shumicë parlamentare dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës politike.



