Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

30 shtator 2026 | 22:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se ishte “absolutisht thelbësore që Shtetet e Bashkuara të merrnin përsipër Iranin”.

Në një intervistë të dhënë gjatë samitit të Euronews për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Rutte theksoi se vetëm SHBA ishin “të afta të eliminojnë kapacitetin bërthamor të Iranit”.

Ai e përshkroi programin bërthamor iranian si një kërcënim potencial afatshkurtër “jo vetëm për Izraelin dhe Lindjen e Mesme”, por edhe për Evropën.

Rutte pranoi se lufta kundër Iranit kishte edhe “anët e saj negative”, por shtoi se investimet shtesë në mbrojtje do t’u mundësojnë vendeve evropiane “të kujdesen vetë për oborrin e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ftuar sonte në emisionin…