Von der Leyen nis vizitën në Tiranë me mesazh të fuqishëm: Po punoni shumë për ta bërë realitet ëndrrën evropiane

30 shtator 2026 | 19:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka filluar vizitën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sot, ajo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ajo ka thënë se po ‘’punon fort për ta shndërruar ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet’’.

Postimi:

Jam i lumtur ta nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria.

I dashur Edi Rama, po punoni fort për ta shndërruar ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet.

Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor.

Duke ruajtur njëkohësisht një dialog të fortë me shoqërinë.

Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Vjenë, Ramiz Lladrovci ka takuar stërnipin e Winston Churchill-it…