Lladrovci takon Lordin Michael dhe eurodeputetin Mandl

30 shtator 2026 | 18:58

Në Vjenë, Ramiz Lladrovci ka takuar stërnipin e Winston Churchill-it dhe eurodeputetin Mandl, me ç’rast ka theksuar se “miqësia do mbajtur dhe thelluar me ata që u gjendën pranë nesh kur kishim më së shumti nevojë”.

Postimi i tij në fb:

Në Vjenë, kënaqësi e veçantë të kem bashkëbisedim me stërnipin e Winston Churchill, Lordin Michael dhe eurodeputetin Lucas Mandl, miq të dëshmuar të kombit tonë, në drekë e pastaj puro kubaneze.

Tradita vazhdon, miqësia do mbajtur dhe thelluar me ata që u gjendën pranë nesh kur kishim më së shumti nevojë.

Faleminderit miku im Argëtim Hani, për përkushtimin Tuaj, mirëmbajtjen e miqësisë me personalitete të shquara e me ndikim për kombin tonë në Austri dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta…