Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

01 tetor 2026 | 20:43

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka reaguar lidhur me dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e procesit gjyqësor.

Në një prononcim në Klan News, Clark tha se është veçanërisht i zhgënjyer edhe për faktin që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur në paraburgim kaq shumë vite.

“Po, jam i zhgënjyer me rezultatin dhe jam i zhgënjyer që Thaçi ishte mbajtur në paraburgim prej 5 vitesh”, u shpreh Clark.

Ish-gjenerali amerikan ka qenë një prej figurave të rëndësishme të ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Clark tha se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së ishte ofendues.

Ai theksoi se Hashim Thaçi nuk mund të kontrollonte se çfarë ndodhte në luftë. Ai nënvizoi se populli shqiptar kishte të drejtë të rebelohej kundër pushtuesit serb.

“Asnjëherë nuk më janë treguar prova për atë që mund të kishte bërë Thaçi. Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi. Hashim Thaçi fliste gjermanisht, ai nuk kntrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime. Pas luftës, askush nuk kontrollonte dot se çfarë ndodhte. Pas luftës, mund të ketë pasur të kthyer shqiptarë, që mund të ketë bërë ndonjë gjë nga ajo që iu kishte ndodhur. Shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit.

Por gjykata thoshte se dikush u vra dhe se dikush duhet të merret përgjegjës për këtë vrasje. Kjo ka qenë diviza e gjykatës. Vendimi është ofendues. Në Iran ka njerëz që janë të rebeluar kundër regjimit. Nëse atje prsh njerëzit rebelohen kundër regjimit dhe ka ndonjë vrasje, atëherë dënoheshkan? Kur e thashë këtë në Hagë, atë më ndërprenë dhe nuk e kuptova se përse e bënë këtë“, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka…