Ismajli pas protestës: Populli foli qartë, tani Kurti e ka radhën ta sjell në Kuvend ndryshimin e ligjit për Specialen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli ka thënë se vendi foli qartë në protestën që u mbajt të enjten, duke shtuar se tani është radha e kryeministrit Albin Kurti që ta dërgojë në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ismaili në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se secili deputet duhet t’ia dëshmojë popullit se ku rreshtohet.
“Sot Kosova foli qartë! Tani është radha e Kryeministrit ta sjell në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe e secilit deputet të zgjedhur t’ja dëshmojë popullit ku e si rreshtohet: krah UÇK-së, apo krah padrejtësisë dhe të pavërtetës! Çdo ditë vonesë e bën padrejtësinë ndaj çlirimtarëve më të dhimbshme dhe më të madhe!
Nuk ndalemi deri sa të ketë drejtësi!”, ka shkruar ai.



