Ramadani: Për shkak të krizave politike, sektori i sigurisë ka mbetur pa mbikëqyrje demokratike
01 tetor 2026
| 10:50
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se mbikëqyrja parlamentare e sektorit të sigurisë është e domosdoshme.
Ai ka thënë se tashmë ka kohë që, për shkak të krizave politike, sektori i sigurisë ka mbetur pa mbikëqyrje demokratike.
“Sot u bë konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Do të ishte shumë e vlefshme që Legjislatura XI të arrijë funksionimim e plotë, megjithëse jam pesimist për shkak të lojërave politike të pushtetit!”, ka shkruar Ramadani në rrjetet sociale.



