Syla i OVL-UÇK-së: Gjykata Speciale po na njollosë neve, na hiqni këtë njollë

01 tetor 2026 | 17:05

Gazmend Syla i Organizatës së Veteranëve të Luftës në fjalimin e tij gjatë protestës së 1 tetorit, tha se Gjykata Speciale “po na njollosë” ndërsa i kërkoi drejtësisë ndërkombëtare “drejtësi të pastër si loti.”

Ai iu drejtua Qeverisë së Kosovës që t’i shërbejë drejtësisë për UÇK-në duke thënë se vetaranët kanë dalë në protestë vetëm ndaj Mimoza Kusari-Lilës për bisedën me Sllavko Simiqin “Zdravo, brate.”

“Kjo gjykatë po na njollos neve, po ju njollos juve. Nga ky shesh ju themi, hiqini këtë njollë prej nesh. Si ka mundësi që për këtë gjykatë të jenë të besueshme dëshmitë e Serbisë? Ae dini se nuk do të keni aleatë më të mëdhenj se ushtarë të UÇK-së. Për 6 vjet ju që keni udhëhiqni këtë shtet, nuk e keni kthyer kokën kurrë nga ne. “Zdravo brate,” kur tha ajo zonja, vetëm atëherë kemi dalë në shesh. Këto institucione duhet t’i shërbejnë popullit. Sot nga ky shesh i bëjmë thirrje botës demokratike, se duam drejtësi të pastër si loti,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka nisur protesta gjithëpopullore kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj…