Të rinj e presin me pankarta “Jo në emrin tim” Presidenten e Komisionit Evropian e cila pritet të mbërrijë në Prishtinë për vizitë
01 tetor 2026
| 13:24
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot për të protestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në kohën kur pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vizita e saj në Kosovë është pjesë e turit rajonal, gjatë të cilit pritet të takohet me krerët institucionalë të vendit, raporton Ekonomia Online. Von der Leyen fillimisht do të pritet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në orën 12:30, ndërsa në 13:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës. Pas Kosovës, ajo do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin.



