Vazhdimi i paraburgimit të Thaçit, Behrami e quan provokim: Një motiv për ta mbushur sheshin
01 tetor 2026
| 12:47
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami e ka lidhur vendimin me protestën e paralajmëruar për sot në orën 16:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
“Paramendoni sa të poshtër janë. Në ditën e protestës masive, Gjykata Speciale provokon, në të njëjtën ditë, me vazhdimin e paraburgimit. Një motiv më shumë për ta mbushur sot sheshin. Ejani në ora 16:00!”, ka shkruar Behrami.



