Zyrtari i AAK-së: Derisa Haradinaj flet për historinë e pastër të UÇK-së, profilet me Kurtin aktivizohen me gjuhë përçarëse

01 tetor 2026 | 08:26

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj ku ka folur për luftën dhe historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Derisa kryetari Ramush Haradinaj po flet për historinë e pastër të UÇK-së në Kanal 10, profilet me foton e Albin Kurtit qenkan aktivizuar me gjuhën e tyre të zakonshme përçarëse.Për besë e turpshme, e gërditshme!”, ka shkruar Xhemaili.

“Ndërsa në shesh brohoritet për luftën tonë të drejtë, e Haradinaj flet me krenari për të kaluarën tonë, kjo makineri virtuale vjell vrer ndaj njeriut që doli dy herë faqebardhë nga Haga”, ka deklaruar Xhemaili.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë…