Hykmete Bajrami pas shkarkimit të Isufajt: Mesazh i rrezikshëm për prokurorët e gjyqtarët, kujdes se kë hetoni

02 tetor 2026 | 20:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Bajrami, në reagimin e saj, e ka cilësuar si “alarm për drejtësinë dhe për shtetin’’ shkarkimin e Isufajt, duke shtuar se, “sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni’’.

Postimi: Shkarkimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është alarm për drejtësinë dhe për shtetin.Sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni. Vota qytetare i jep pushtetit të drejtën të qeverisë, jo të kontrollojë prokurorinë dhe gjykatat. KPK-ja nuk duhet të jetë vegël e asnjë pushteti politik. Nëse një prokuror mund të largohet sepse vendimet e tij nuk i pëlqejnë pushtetit, atëherë nesër askush në drejtësi nuk mund të ndihet i sigurt kur heton një ministër, një deputet apo cilindo zyrtar të fuqishëm. Sepse kur pushteti kontrollon institucionet që duhet ta kontrollojnë atë, qytetari mbetet i pambrojtur.Këtë nuk duhet ta pranojmë si normale dhe nuk do ta pranojmë!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur…