Kurti takohet me Prattipatin, ja për çfarë biseduan

02 tetor 2026 | 11:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, siç ka bërë me dije zyra për media e kryeministrit, Prattipati e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

“Ndërsa, ai e ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës. Krahas marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri i Holandës, Xavi Hernandez, ka marrë përgjegjësinë për performancën…