Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit: Mbështetja për Kosovën ka rëndësi të veçantë

03 tetor 2026 | 09:58

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka vlerësuar guximin e popullit gjerman për kapërcimin e ndarjes dhe realizimin e ribashkimit të vendit.

“Gjermania është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës. Mbështetja e saj për lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë ka qenë dhe mbetet e një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai në fund ka uruar popullin gjerman për Ditën e Bashkimit.

“Urime popullit gjerman Ditën e Bashkimit! 🇩🇪🇽🇰”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi të…