PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”

03 tetor 2026 | 16:23

Zyra e Informimit e PDK-së, pas raportimeve mediale të nxjerra nga konteksti, si pasojë e citimit të pasaktë të deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sqaron opinionin publik se kryetari Hamza nuk ka thënë se prioritet është leximi i parë i ligjit, por zotimi dhe më pas aprovimi i ligjit në të gjitha leximet, para se të hyhet në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje, rëndësinë e qartësisë së qëndrimeve politike dhe nevojën për të shmangur çdo konfuzion në opinionin publik, Zyra e Informimit e PDK-së u kërkon mediave që ta korrigjojnë këtë pasaktësi dhe deklarata e kryetarit Hamza të citohet saktë, ashtu siç është thënë.

Përmbajtja e deklaratës së kryetarit Hamza mund të verifikohet lehtësisht duke dëgjuar deklaratën e tij të plotë, e cila është parafrazuar në mënyrë të pasaktë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson rëndësinë e informimit të saktë të opinionit publik dhe kërkon që deklaratat e përfaqësuesve të saj të pasqyrohen drejt, saktë dhe në përputhje me përmbajtjen e tyre të plotë.

Lajmi është korrigjuar edhe nga televizioni ku është deklaruar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se…