Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kërkojnë fitoren për kreun e grupit

04 tetor 2026 | 08:52

Kosova zhvillon sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Austrinë.

“Dardanët” kanë grumbulluar katër pikë pas fitores ndaj Irlandës, humbjes 3-1 në Vjenë dhe barazimit pa gola ndaj Izraelit.

Përballë tyre do të jetë Austria, e cila kryeson Grupin B3 me shtatë pikë. Pas barazimit 2-2 me Irlandën, austriakët synojnë të marrin rezultat pozitiv edhe në Prishtinë.

Për Kosovën, kjo ndeshje është një mundësi për t’u rikthyer në garën për kreun e grupit dhe për të korrigjuar humbjen e pësuar në Vjenë.

Një fitore në “Fadil Vokrri” do t’i jepte “Dardanëve” tri pikë të rëndësishme dhe do ta bënte edhe më të hapur garën për pozitat e para në grup.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeqyteti ka hyrë në fazën e dytë të projektit për…