Takimi Kurti-Hamza pas orës 12:00
05 tetor 2026
| 11:48
Kryeministri, Albin Kurti, dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen sërish sot, pas orës 12:00, ka njoftuar Klan Kosova.
Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës sot ka kaluar në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.



