Policia bllokon rrugën te “Rrethi i madh”, në hyrje të Prishtinës

05 tetor 2026 | 20:19

Policia e Kosovës ka bllokuar edhe një rrugë në hyrje të Prishtinës.

Pas bllokimit të qarkullimit në disa rrugë brenda kryeqytetit, forcat policore janë vendosur edhe te “rrethi i madh”, në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Fushë Kosovës.

Vetura policore është pozicionuar në mes të rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Këto veprime policore janë marrë pas tensionimit të situatës para hapësirave të Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta e qytetarëve pas mos votimit në lexim të dytë të Ligjit për Specialen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka përfunduar në Emergjencën…