Për pushtetin e Kurtit, çlirimtar i mirë është vetëm ai që pushon në varr

06 tetor 2026 | 09:18

Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti

Në pushtetin e Kurtit, çlirimtarit po i bëhet faj edhe frymëmarrja!

Vëllai i dëshmorit. Mbesa e dëshmorit….

Po dëshmorët, çlirimtarë ishin.

Për pushtetin e Kurtit dhe pasuesit e tij të verbër, çlirimtari qenka i mirë vetëm kur pushon në varr: kur nuk flet, nuk proteston dhe nuk ua prish rehatinë.

Sepse çlirimtarët e vdekur janë për dekor, për propagandë. Ndërsa çlirimtarët e gjallë janë për shënjestër.

Çlirimtarët e gjallë janë huliganë, hajna, hajdutë, cuba, njerëz të dhunës, e të paedukuar.

Seriozisht? Të njëjtëve që ende rrojnë sot, po të ishin në varre dhe pa zë, ju do t’ju vendosnit lule!

Çfarë hipokrizie!

Liria për të cilën luftuan çlirimtarët, të gjall’të e të vdekur, përfshin edhe të drejtën për të protestuar Askush nuk ju ka borxh heshtjen!

Aq shumë po ju pengon zëri i çlirimtarit, sa këtu po ia bëni faj edhe frymëmarrjen. Faj kanë që po marrin edhe oksigjen.

Prandaj i mbushët me gazlotsjellës?

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vlora Mjekiqi-Kabashi, asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…