Ambasadori britanik uron presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me të

07 tetor 2026 | 13:45

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar “përzemërisht” presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

“I uroj asaj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme”.

Ai tha se pret me padurim që të punojë me Presidenten e re “dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, teksa Kosova ecën përpara drejt një të ardhmeje shumetnike, demokratike dhe euroatlantike”.

Shiroka-Pula u zgjodh mbrëmë pas një dakordimi mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit e PDK-së së Bedri Hamzës, duke shmangur zgjedhjet e reja në minutat e fundit.

Diplomatët e huaj në vend kishin bërë thirrje për themelimin e të gjitha institucioneve dhe nxjerrjen nga kriza politike të Kosovës pas gati dy vitesh bllokadë institucionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…