Reka pret në takim ambasadoren e Saint Vincent and the Grenadines në OKB
07 tetor 2026
| 13:41
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadoren Vynnette Frederick, përfaqësuese e përhershme e Saint Vincent and the Grenadines në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Reka ka ndarë një fotografi nga takimi, duke thënë se kishte kënaqësinë ta mirëpriste ambasadoren Frederick.
“Dje, pata kënaqësinë të mirëpres ambasadoren Vynnette Frederick, përfaqësuese e përhershme e Saint Vincent and the Grenadines në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



