Kadaj-Bujupi: Tejkalimi i bllokadës institucionale dhe ndryshimet për Specialen, lajme jashtëzakonisht të mira për Kosovën
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se tejkalimi i bllokadës institucionale dhe votimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë lajme jashtëzakonisht të mira për Republikën e Kosovës.
“Nata e mbrëmshme mund të jetë pikënisje për rindërtimin e harmonisë në shoqërinë tonë, në një kohë tensionesh dhe pasigurish të mëdha. Përgëzime kryetarëve të dy partive për vullnetin dhe përgjegjësinë e treguar në këtë proces”.
“Shmangia e zgjedhjeve rikthen besimin dhe sigurinë në institucionet e vendit. Ndërsa, përballë vendimeve të padrejta në Hagë, një qëndrim i përbashkët shqiptar është më i nevojshëm se kurrë. Urime Presidentes Justina Shiroka-Pula, presidentja e tretë grua e Kosovës sonë të dashur!”, ka shkruar në “Facebook”Kadaj-Bujupi.



