Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

07 tetor 2026 | 16:02

Ushtruesja e deritashme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pulës.

Në takimin e tyre në Zyrën e Presidencës, Haxhiu ka thënë se Shiroka-Pula do ta ketë gjithmonë bashkëpunimin e saj.

“Urime edhe një herë për zgjedhjen tuaj dje në Kuvendin e Republikës. Konsideroj që është nder i madh për Republikën, por edhe për të gjithë qytetarët që në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm është një grua për të cilën unë kam shumë respekt. Kryetare e Akademisë së Shkencave, një profesoreshë shumë e nderuar dhe një person që ka dhënë kontribut shumë të madh kudo që ka vepruar”.

“Më lejoni që të ju uroj edhe një herë përzemërsisht dhe të ju siguroj që bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë”.

“E paç shëndetin, jetën e gjatë dhe ju priftë e mbara”, ka përfunduar Haxhiu.

Ajo ka përshëndetur edhe konsensusin e arritur dje në Kuvend për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e presidentes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Behgjet Pacolli FITORJA E RADHËS E MABCOS NDAJ PADREJTËSIVE!…