Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten

07 tetor 2026 | 12:42

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka vlerësuar si dëshmi të pjekurisë së lartë institucionale miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës.

Mustafa ka thënë se vendimet e marra në Kuvend, përfshirë miratimin e ndryshimeve në ligj me më shumë se dy të tretat e votave dhe zgjedhjen e presidentes, përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm institucional.

“Miratimi nga Parlamenti me votë prej mbi dy të tretave i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale me seli në Hagë dhe zgjedhja e Presidentes së Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, është një pjekuri e lartë institucionale”, ka thënë ai për “IndeksOnline”.

Mustafa ka vënë në pah edhe numrin e votave me të cilat është zgjedhur presidentja, duke e cilësuar këtë si një tregues të mbështetjes së gjerë në Kuvend.

“Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit, aq sa parashihen edhe për ndryshimet dhe miratimin e Kushtetutës. Është një personalitet me vlera të larta profesionale, intelektuale dhe njerëzore; ajo që në këto momente dhe jo vetëm në këto i nevojitet vendit tonë”, ka theksuar ai.

Vlerësimi i Mustafës vjen në një moment të rëndësishëm institucional për Kosovën, teksa miratimi i ndryshimeve ligjore dhe zgjedhja e presidentes së re shihen prej tij si hapa që dëshmojnë funksionimin dhe pjekurinë e institucioneve të vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas votimit të…