Donnarumma merr garanci nga Manchester City: Nuk do të ndryshojë asgjë

08 tetor 2026 | 12:09

E ardhmja e Gianluigi Donnarummës te Manchester City nuk duket të jetë në rrezik, pavarësisht situatës së krijuar pas vendimit për shkeljet financiare të klubit anglez.

Një komision i pavarur ka gjetur Manchester Cityn fajtor për shkelje të rregullave financiare të Premier League gjatë një periudhe nëntëvjeçare. Klubi i ka mohuar shkeljet dhe ka apeluar vendimin, ndërsa sanksionet e mundshme ende nuk janë përcaktuar.

Në këtë situatë, menaxheri i Donnarummës, Enzo Raiola, i ka qetësuar tifozët e Manchester Cityt dhe portierin italian, duke bërë të ditur se klubi i ka dhënë garanci të qarta.

“A mund të ndryshojë diçka për shkak të kaosit te Manchester City? Jo, nuk do të ndryshojë asgjë për ne dhe për Gigio. Herë pas here dalin lajme të ndryshme, por klubi ka folur me Gigio dhe të gjithë janë të qetë”, ka deklaruar Raiola për “Radio Napoli Centrale”.

“Tani kemi ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit dhe PSG-së, më pas drejtësia sportive do të bëjë punën e saj. Por Gigio ka marrë garanci nga Manchester City”, ka shtuar menaxheri.

Donnarumma, i cili iu bashkua Manchester Cityt dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2030, pritet të vazhdojë normalisht aventurën e tij në Angli.

Megjithatë, vendimi përfundimtar në lidhje me sanksionet ndaj Manchester Cityt mund të ketë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e klubit. Për momentin, apelimi është në proces dhe sanksionet ende nuk janë bërë të ditura.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës e ka emëruar kryenegociator për dialogun teknik…