Lazio dhe Atalanta synojnë Zhegrovën në janar

08 tetor 2026 | 12:15

Forma e mirë që ka treguar Edon Zhegrova kohët e fundit, ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e disa skuadrave tjera nga Italia.

Në fakt, bëhet fjalë për dy skuadra nga Serie A që po bëjnë gati ofertën për transferimin e Zhegrovës nga Juventusi.

Atalanta dhe Lazio, bëhet e ditur se po synojnë transferimin e Zhegrovës në afatin kalimtar të janarit dhe së shpejti pritet ta kontaktojnë Juventusin.

Zhegrova është lënë jashtë listës së garave të UEFA te Juventusi, ndërsa në kampionat ende nuk ka qenë startues në asnjë ndeshje.

Megjithatë, dy gola dhe një asistim në dy duelet e fundit në kampionatin italian, kanë bërë që Zhegrova të shihet titullar te Juventusi për ndeshjen me Cagliarin që zhvillohet këtë vikend.

Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe para fillimit të këtij sezoni ishte pranë largimit nga ekipi italian, i cili për kartonin e tij kërkonte të paktën 15 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari kroat Zoran Kusovac ka shkruar për zgjedhjen e Justina…