Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

08 tetor 2026 | 11:54

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasuar reagime nga disa akterë ndërkombëtarë në adresë të institucioneve të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka thënë se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur “shqetësim të thellë” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës ka bërë në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pikërisht për këto reagime është pyetur të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, shefi i Qeverisë nuk është përgjigjur, duke thënë vetëm se ka takim me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.

“Në orën 11:00 kam takim te presidentja, më duhet të mbërrij në kohë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori i zhvillimit të talentëve te Bayern Munich, Jochen Sauer,…