‘Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës’, Haradinaj përkujton ‘Sandokanin’
08 tetor 2026
| 11:39
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar, në përvjetorin e vdekjes, Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar si një luftëtar trim dhe të vendosur.
“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si luftëtar trim e të vendosur, një emër i paharruar i lirisë së Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.



