Grabovci: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së tejkalon kufijtë e Kosovës

14 tetor 2026 | 14:26

Ish-deputeti Adem Grabovci tha se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është vetëm i padrejtë, por edhe kriminal.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova e cilësoi çështjen si problem mbarëkombëtar që prek si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.

Grabovci tha se për të, tema më e rëndësishme është verdikti i 16 shtatorit.

Grabovci përmendi edhe se katër të akuzuarit janë shtetformues të Republikës së Kosovës.

“Për mua tema mbi të gjitha temat është verdikti i 16 shtatorit. Për mendimin tim, Kosova nuk është ajo që ka qenë para 16 shtatorit. Vendimi i Gjykatës Speciale jo vetëm që është i padrejtë, por është edhe kriminal, se nëse nuk është… nuk mund ta cilësojmë krim vetëm një vrasje të një njeriu, po krimi më i rëndë është kur pretendohet apo tentohet t’i vritet pavarësia, liria, nderi, krenaria e një populli të tërë. Prandaj, me vendimin e Gjykatës Speciale duhet ta ketë të qartë çdo qytetar i Republikës së Kosovës se ky problem i tejkalon të gjithë kufijtë edhe jo vetëm ata individualë, gruporë, partiakë, por edhe shtetërorë. Është një problem, një çështje mbarëkombëtare, sepse këtu janë të përfshira dy shtetet tona në këtë proces.

Tutje, ai tha se Gjykata Speciale u formua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të eliminuar akuzat të raportit të Dick Marty-t.

“Janë të akuzuar katër udhëheqësit e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetformuesit e Republikës së Kosovës, por njëkohësisht është e atakuar edhe vetë territori i Shqipërisë apo Shqipëria si shtet amë. Prandaj, karshi kësaj ne nuk guxojmë të qëndrojmë duarkryq. Ne që në fillimet e saj, kjo gjykatë e ka një histori, ne e kemi shumë të qartë. Është shumë e vërtetë se është e votuar nga ne, nga Parlamenti i Kosovës, nga deputetët, por duhet ta kemi të qartë të gjithë, çdo qytetar i Republikës së Kosovës: ajo gjykatë është themeluar me qëllim të eliminimit të akuzave të raportit të Dick Marty-t…”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas deklarimit të deputetit të…