Pas protestës së dhunshme, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

15 tetor 2026 | 09:29

Punonjësit e pastrimit në terren që në orët e para të mëngjesit për të rikthyer normalitetin në kryeqytet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje nga puna e punonjësve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë dalë në terren pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Në fotografitë e publikuara shihen punonjësit duke mbledhur mbeturinat dhe duke pastruar trotuaret e rrugët e kryeqytetit, me qëllim rikthimin e normalitetit pas incidenteve të mbrëmshme.

Balla ka vlerësuar punën e punonjësve, të cilët vijojnë angazhimin për të rikthyer pastërtinë në hapësirat publike të Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese,…