Aleanca prezanton vizionin politik për Kosovën, Tahiri: Koha jonë po vjen!

18 tetor 2026 | 12:55

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë fundjavës kjo parti ka zhvilluar dy organizime, një me të rinjtë dhe një me strukturat e partisë, ku është prezantuar vizioni politik për të ardhmen e Kosovës.

Tahiri ka vlerësuar se vendi ka nevojë për ndryshim të vërtetë, duke përmendur si sfida largimin e të rinjve, pabarazinë, dobësitë në arsim dhe politizimin e institucioneve.

Sipas tij, Aleanca ka hartuar platformën e saj politike, e cila bazohet në tri prioritete kryesore: sigurinë, reformat e thella në ekonomi dhe drejtësi, si dhe ndërtimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Ai ka theksuar se Aleanca, si pjesë e opozitës, do të jetë zë kritik dhe adresë e qytetarëve, duke u angazhuar për më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë.

Në fund, Tahiri ka falënderuar të rinjtë, aktivistët dhe strukturat e Aleancës për angazhimin dhe besimin, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Koha jonë po vjen!”.

Postimi i plotë i tij:

KOHA JONË PO VJEN!

Këtë vikend, Aleanca zhvilloi dy organizime të rëndësishme: një me të rinjtë dhe një me strukturat e partisë, ku ndamë vizionin tonë politik për të ardhmen e Kosovës.

Sot, kur të rinjtë po e shohin largimin nga Kosova si mundësi për një jetë më të mirë, kur pabarazia, arsimi i dobët dhe partizimi i institucioneve po e dëmtojnë besimin e qytetarëve, Kosova ka nevojë për ndryshim të vërtetë.

Aleanca ka hartuar platformën e saj politike, të ndërtuar mbi tri prioritete të qarta: siguri, reforma të thella në ekonomi dhe drejtësi dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit, duke krijuar kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Në opozitë, do të jemi zëri kritik, adresë e qytetarëve dhe forcë e ndryshimit. Në Kuvend, misioni ynë do të jetë të angazhohemi për një Kosovë me më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj.

Faleminderit të gjithë të rinjve, aktivistëve dhe strukturave të Aleancës për angazhimin dhe besimin!

KOHA JONË PO VJEN!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Endrit Thaçi ka ndarë një fotografi me babanë e tij,…