Dorëheqja e Bedri Hamzës pritet gjatë javës, PDK-ja përgatitet për zgjedhje të brendshme
18 tetor 2026
| 20:00
Burime të gazetës “Epoka e Re” brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bërë të ditur se Bedri Hamza pritet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë gjatë javës së ardhshme.
Sipas këtyre burimeve, në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së, Hamza ka folur për mundësinë e dorëheqjes, duke bërë të ditur se pritet ta ndërmarrë këtë hap gjatë javës që vjen.
Po sipas burimeve të “Epokës së Re”, pas dorëheqjes së Hamzës, PDK-ja pritet të nisë procesin e brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Deri në përfundimin e këtij procesi dhe zgjedhjen e kryetarit të ri, partia pritet të drejtohet nga një ekip brenda Kryesisë së PDK-së.



