Edhe Moska zyrtare mbështetë protestat dhe sulmon Edi Ramën

18 tetor 2026 | 20:36

Nga: Ylli Pata

Pas ideologut të Putinit, Alexandër Dugin, i cili përkrahu protestat e Tiranës, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare.

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e ministrisë së Jashme të Rusisë, Maria Vladimirovna, Zaharova ka sulmuar direkt kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga ambasada ruse në Tiranë, Zaharova thekson: “’Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.’

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

Kreu i qeverisë shqiptare në fakt nuk akuzoi Moskën direkt për ndërhyrje të brendshme, thjesht citoi deklaratën e Alexandër Duginit, i cili është ideologu i asaj që quhet Rusia imperialiste. Dugin, ka qenë aktiv për zhvillimet në Shqipëri edhe herët e tjera, madje ka një portal të njohur ideologjik “Euroazia”, i cili prej vitesh ka edhe një faqe në gjuhën shqipe dhe i drejtohet publikut shqiptar, e ka folur për zhvillimet këtu sa herë ka pasur probleme.

Rasti i ngjashëm i hyrjes së tij në argumentet tona ka qenë viti 2017, kur ndodhën trazirat në Shkup dhe dora ruse u zbulua qartë.

Megjithatë, ndërhyrja e Zaharovës, edhe pse duket se është një polemikë, nuk është e tillë. Pasi kreu i qeverisë nuk e thirri në skenë as Kremlinin e as diplomacinë e Moskës.

Por duket që dalja hapur e Zaharovës nuk është gjë tjetër veçse një qëndrim politik i Moskës, e cila ka dalë hapur në konfliktin politik në Tiranë, duke marrë anën e protestuesve dhe kundër Edi Ramës.

Të njëjtin pozicion, Moska e ka bërë edhe kundër Emanuel Macronit, kundër qeverisë gjermane, si dhe ndaj shteteve të tjera.

Tirana, është një qendër e rëndësishme e luftës hibride ruse dhe kjo ka një objektiv. Madje strategjik, që është ndalimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është një problem mjaft i rëndësishëm për Moskën.

Pasi këput kërthizën ballkanike të influencës ruse në Ballkan, njëherë e përgjithmonë.

Natyrisht, është e qartë se nuk është Rusia me shërbimin e saj që e organizon këtë protestën e dhunshme, e cila ka të tjerë partner. Por thjesht bëhet aleate politike e saj me qëndrimet publike nga një kancelari e rëndësishme që është ministria e Jashtme e Rusisë. Kjo nuk është pak, e nuk e ka për të treguar se është partner i mbështetësve të dhunës në Tiranë, por kundërshtar i Edi Ramës. Ky është qëndrim i pastër politik.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pamje të rënda vijnë nga rruga Mine Peza në Tiranë.…