Samsung Galaxy S26 Ultra ndër inovacionet më të mira e të vitit 2026 sipas revistës TIME
Samsung Galaxy S26 Ultra është përfshirë në listën vjetore të revistës TIME me inovacionet më të mira të vitit 2026. Kjo është hera e katërt që një pajisje Samsung Galaxy përfshihet në këtë listë prestigjioze. Lista e TIME u hartua me ndihmën e rrjetit të bashkëpunëtorëve ekspertë dhe redaktorëve nga e gjithë bota. Kandidaturat u vlerësuan në bazë të origjinalitetit, efikasitetit, ambicies dhe ndikimit të tyre.
Galaxy S26 Ultra bazohet në një ide të thjeshtë: teknologjia duhet ta bëjë jetën e përditshme më të lehtë, jo më të ndërlikuar. Veçoritë intuitive të Galaxy AI i ndihmojnë përdoruesit në mënyrë të natyrshme, duke u mundësuar të përqendrohen te ajo që duan të bëjnë, pa pasur nevojë të mendojnë se si funksionon teknologjia.
I pajisur me harduerin më të fuqishëm të integruar ndonjëherë në serinë Galaxy S, Galaxy S26 Ultra ofron performancë të jashtëzakonshme dhe një sistem kamerash që kryeson tregun. Gjithashtu, ai përfshin Privacy Display, ekranin e parë të integruar në botë për mbrojtjen e privatësisë në telefonat inteligjentë, i cili mbron përmbajtjen e ekranit nga shikimet e padëshiruara. Ky vlerësim nga revista TIME konfirmon vizionin e Samsung për një teknologji, vlera e së cilës dëshmohet më së miri në përdorimin e përditshëm. Në prag të festave, Galaxy S26 Ultra është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë një nga risitë më të spikatura teknologjike të këtij viti.




