Besa Ismaili pyet për vonesën e raportit pas protestës së 5 tetorit

20 tetor 2026 | 08:38

Ish-deputetja Besa Ismaili ka ngritur çështjen e vonesës së raportit lidhur me veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, të mbajtur në mbështetje të liderëve të UÇK-së dhe me kërkesë për drejtësi.

Më 6 tetor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se kishte iniciuar hetim preliminar për të vlerësuar veprimet e zyrtarëve policorë dhe përdorimin e forcës gjatë menaxhimit të protestës.

IPK-ja bëri të ditur se kishte monitoruar reagimin e policisë, ndërveprimin me protestuesit dhe përdorimin e pajisjeve e mjeteve të autorizuara.

“Më 6 tetor, IPK-ja ka njohtuar për nisjen e hetimit për veprimet policore dhe përdorimin e forcës si dhe për një rast për tejkalim të autorizimeve, gjatë protestës së 5 tetorit për drejtësi në mbështetje të liderëve të UÇK-së.
Pse po vonohet Raporti?”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me buxhetin…