Selimi-Trëndafilovës: Emëroni gjyqtarët në Themelore e Apel dhe mbani takime me diplomatë, askush nuk i beson procesit
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj një videoje të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterin Trendafilova, duke kritikuar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe kontaktet e tyre me diplomatë.
Në një reagim, Selimi ka deklaruar se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë në botë ku kryetarja e gjykatës emëron gjyqtarët si për gjykatën e shkallës së parë, ashtu edhe për atë të apelit.
Ai gjithashtu ka thënë se kjo është e vetmja gjykatë në botë ku gjyqtarët dhe prokurorët marrin pjesë së bashku në takime konfidenciale informuese me diplomatë.
“Pra, jo – askush nuk i beson procesit”, ka shkruar Selimi, duke shprehur mosbesim ndaj procesit gjyqësor në Hagë.



