Çitaku falënderon Hamzën për udhëheqjen e PDK-së: Ishte kënaqësi dhe nder të punonim bashkë

21 tetor 2026 | 15:26

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar publikisht Bedri Hamzën, pas dorëheqjes si kryetar i kësaj partie.

Përmes një postimi, Çitaku ka vlerësuar përkushtimin, maturinë dhe mirëkuptimin e Hamzës gjatë bashkëpunimit të tyre, duke theksuar se besimi i tij u ka dhënë forcë për të ecur përpara në një periudhë intensive politike, me tri palë zgjedhje nacionale.

Ajo ka thënë se Hamza e mori përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, e jo për ambicie personale.

Çitaku gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e tij në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

“Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë”, ka shkruar Çitaku.

Në fund, ajo është shprehur e bindur se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për PDK-në dhe Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës,…