21 raste të reja me Covid dhe 143 persona të vaksinuar

13 maj 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 21 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 22 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 143 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës. Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 635 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.717. Në total numri i rasteve aktive është 351”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim…