21-vjeçare thyen rekordin në Lojërat Olimpike

25 korrik 2021 | 16:01

Futbollistja 21-vjeçare thyen rekordin në Lojërat Olimpike

Një futbolliste ka thyer rekord në Lojërat Olimpike, ku ka shënuar gjashtë gola në dy ndeshje. Bëhet fjalë për kapitenen e Zambias, Barbra Banda.

Sulmuesja 21-vjeçare është e para futbolliste femër e cila shënon dy tripleta në dy ndeshje radhazi në Lojërat Olimpike.

Barbra realizoi tripletë në humbjen e thellë të Zambias 3-10 me femrat e Holandës, ndërsa ditën e sotme realizoi një tjetër tripletë në barazimin spektakolar 4-4 me Kinën. 21-vjeçarja ka shënuar kështu 6 gola për 3 ditë, duke hyrë në histori të kompeticionit si dhe duke barazuar rekordin e futbollistes Kristine Sinkler e cila kishte realizuar 6 gola në dy ndeshje në vitin 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime…