21 vjet nga protestat e ’97-s, Mavraj: Si komb treguam se e pamundshmja është asgjë!

30 shtator 2018 | 17:05

Nesër (e hënë) bëhen 21 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Më 1 tetor të vitit 1997, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të ‘90-ta.

Protestat e ‘97-s në atë kohë ndryshuan rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë.

Njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ‘97-s, Muhamet Mavraj, ka kujtuar me pakë fjalë 21-vjetorin e protestave studentore të ‘97-s.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “Si komb, treguam se e pamundshmja është asgjë!”.

Postimi i plotë i tij:

21 vjet më parë. Këtu janë 7 nga 9 anëtarët e Këshillit Organizativ të Protestave 1997-98. I teti është duke e shkrepur këtë foto. I nënti nuk vinte.
Shume kolegë nga marshet tona të shumta më vone ranë dëshmorë. Ata dhe rektorin i përkujtojmë me respekt të përjetshëm! Mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve dhe përkrahësve të shumtë në periudhën 1997-99. Si komb, treguam se e pamundshmja është asgjë!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorentina ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen…