21 vjet pas luftës, familjes së dëshmorëve Sait dhe Kastriot Baftiu i rikthehet gëzimi

16 shtator 2020 | 18:51

21 vjet pas luftës familjes së dëshmorëve Sait dhe Kastriot Baftiu, i është rikthyer gëzimi,shkruan Mediafokus.info.

Pas rënies së prof. Saitit dhe djalit të tij, Kastriotit, që në atë kohe ishte vetëm 16 vjeç, zonja e hekurt, siç e thërrasin të gjithë, Hyria, vazhdoi jetën për të voglin e saj, Korabin dhe për të ai u shëndrrua në motiv jete.

Pas kaq vitesh dhimbjeje, zonjës së hekurt, siç e quajnë të gjithë, iu rikthye gëzimi në familje. Ajo u bë gjyshe e dy nipërve – binjakëve që Zoti ua fali Korabit dhe Kosovares.

Me krenarinë më të madhe, fëmijët u emëruan me emrat Tias dhe Kastriot. Emrat të cilët psqyrojnë forcë, guxim dhe shpresë.

Gruaja e dëshmorit Sait Baftiu dhe nëna e Kastriotit, Hyria, thotë se pas kaq vitesh ishte e vështirë ta thërrasësh sërish emrin e djalit, që ra për ditët e bardha të lirisë.

“Po ta lexoni emrin Tias mbrapsht do ta kuptoni që gëzon emrin e gjyshit Sait. Ndrsa, nuk ishte aspak e lehtë që pas kaq vitesh në shtëpi ta thërrasësh sërish emrin Kastriot. Dy emra që gjallëruan, jo vetëm një familje që dikur dora e zezë i ndau në dysh, por emra që gëzuan çdo individë që ia di vlerën luftës, guximit, flijimit dhe lirisë. Jetofshi sa malet dhe shëndet plotë!”, thotë Hyria.

Por, ajo nuk do të flasë më shumë për luftën e as për dhembjet që i solli.

“Sot, nuk duam të flasim për luftën dhe humbjet që na solli ajo, nuk duam të flasim as për dhimbjet e vuajtet sepse sot ne kemi gëzim. Zoti na fali dy jetë, na mbushi shtëpinë plot dhe na mundesoi t’i rikthejmë emrat e dy më të dashurve tanë. Emra të cilët dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës”, thotë Hyria për Mediafokus.info.

“Kur themi që Zoti nuk harron, janë me qindra e mijëra vepra që na e dëshmojnë këtë. Dhe së fundmi gëzimi që u rikthye pas 21 vitesh në shtëpi në shtëpinë tonë”, ka rrëfyer me plot emocione gruaja e dëshmorit, Sait Baftiu dhe nëna e dëshmorit, Kastriot Baftiu.

Përndryshe, më 16 prill të vitit 1999, në Betejen e Zhegocit ranë dëshmorë babë e bir, Sait dhe Kastriot Baftiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati në një konferencë për…