Publikohen pamjet e personit që i solli dosjet e Speciales në zyrat e OVL UÇK-së

16 shtator 2020 | 18:41

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati në një konferencë për media tha se dokumentet e pranuara janë deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre. Madje ai tha se personi i cili i solli ato iku si rrufeja, aq shpejtë sa nuk arritën ta shihnin kush ishte.

Pas kësaj, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradianj ka publikuar edhe një video nga ambientit e zyrës, ku shihet edhe personi në fjalë që solli këto dokumente.

Haradinaj tha se ai ishte mysafiri i radhës, apo ndryshe ‘Rrufeja II për dhomat e specializuara”.

https://www.facebook.com/nasim.haradinaj/videos/10223947408577236

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko…