22 mijë e 671 të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

15 shtator 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit 22 671 qytetarë.

Sipas kësaj ministrie, deri më tani janë administruar 1 089 615 doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 089 615 doza të vaksinës. Deri më sot 385 297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka…