Komuna e Drenasit merr përsipër pagesat e bujqve për ujitje për vitin 2022

15 shtator 2021 | 15:03

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Ibër Lepencit, Januz Kabashi, ku edhe kanë nënshkruar memorandum e bashkëpunimit për financimin e ujitjes për bujqit për vitin 2022.

Në bazë të këtij memorandumi, Komuna e Drenasit do të merr përsipër pagesat e bujqve për ujitje për vitin 2022, në Komunën e Drenasit janë në sistemin e ujitjes rreth 5 800 ha toka bujqësore.

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar se përmes kësaj ndihme që do t’ju bëhet bujqve, përveç lehtësimit financiar kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në rritjen e rendimenteve në kulturat bujqësore përmes sistemit të ujitjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…