22-vjeçarit i këputet koka nga helika e helikopterit teksa bënte ‘selfie’

27 korrik 2022 | 11:57

Një 22-vjeçarit nga Britania e Madhe është thënë se i është këputur koka nga helikat e helikopterit nga i cili po zbriste në Greqi teksa po bënte “selfie”.

Sipas mediave, Jack Fenton ishte duke përdorur telefonin e tij në momentin e incidentit, kur tehat e rotorit të helikopterit, e kanë mbytur në vend.

Stacioni grek “Open TV” ka raportuar se Fentoni “ishte në një telefonatë ose po përpiqej të bënte një ‘selfie’ kur ka ndodhur aksidenti”.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës.

Është raportuar se hetuesit po gjurmojnë incidentin dhe se piloti mund të përballet me akuza për vrasje nëse zbulohet se i kishte lejuar pasagjerët të dilnin përpara se tehet e rotorit të ndalonin.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në pamje të plotë të turistëve të tjerë në helikopter, megjithatë, mendohet se prindërit e Fentonit që ishin pjesë e festës ishin në një helikopter të veçantë.

Gjithashtu është raportuar se turistët ishin nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës për të hipur në një avion privat për në Britani të Madhe.

A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse marrëdhënie Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka muaj që…