22 vjet nga masakra e Mejës, Astriti përkujton babanë me një mesazh prekës  

27 prill 2021 | 17:16

Sot është shënuar 22-vjetori i masakrës së Mejës në Gjakovë. Në ketë masakër u vranë nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë rreth 400 shqiptarë. Në këtë përvjetor, Astrit Duzhmani, ka përkujtuar babanë e vet, Pal Duzhmanin.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi në kujtim të babait.

“Sot erdha të takoj, aty ku u ndamë para 22 viteve. Vite të cilat kaluan shpejt e me shumë sakrifica. Ndarja na la pa kujtime të bukura në mes vete, pa e përjetuar dashurinë babë e birë. Jetoj duke të kujtuar me aromën qe kishe atë dite kur të varrosëm. Me mungon në tërë aspektin e jetës”, ka shkruar Astriti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arbërisë ka marrë tri pikë të arta në…