23 të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë

11 gusht 2023 | 08:29

23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai ka thënë se ata janë lënduar si pasojë e rënies dhe kërcimit nga lartësia.

“Në tërmetin 5.3 ballë me qendër në Malatya Yeşilyurt: 23 qytetarë tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose kërcimit nga lartësia”, ka shkruar ai në Facebook.

Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian shpenzoi 2.75 milionë euro për foto dhe video…