Stacioni policor në Han të Elezit shpallet më i miri në kuadër të drejtorisë rajonale policore

31 janar 2020 | 15:09

Në ambientet e Komunës së Hanit të Elezit, stacioni policor në këtë komunë ka prezantuar raportin e punës për vitin 2019.

Prezantimi i këtij raporti, ka filluar me një minutë heshtje për të nderuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës në fshatin Zhur të Prizrenit.

Në këtë ngjarje informuese ishte i pranishëm edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, përfaqësuesit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, etj.

Komandanti i stacionit policor në Han të Elezit, toger Nuhi Dema, para të pranishmëve ka paraqitur raportin me të dhënat statistikore.

Sipas tij në vitin 2019 janë regjistruar gjithsej 103 raste ose për shtatë raste më pak se në vitin 2018.

Duke i bërë analizë të gjithë indikatorëve, toger Dema, ka thënë se natyra e rasteve të raportuara nuk ka cenuar seriozisht rendin dhe qetësinë publike.

Në këtë kontekst, ai ka falënderuar Komunën e Hanit të Elezit, institucionet tjera publike dhe banorët e kësaj komune për kontributin e tyre që këto rezultate e policisë të jenë pozitive.

Ndërsa drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Ferizaj, kolonel Emin Beqiri, ka bërë me dije se në baze të këtij raporti stacioni policor në Han të Elezit është shpallur më i miri në kuadër të Drejtorisë rajonale të policisë  në Ferizaj.

Në anën tjetër, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, pasi ka uruar komandantin Dema dhe pjesëtarët nga stacioni policorë në këtë komunë për suksesin e arritur, ka thënë se viti 2019, ka qenë mjaftë sfidues.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës…