25 mijë euro shpërblime për Final 4 të Ligës Unike

15 prill 2022 | 14:20

Më 20 dhe 21 prill në palestrën “Karagaçi” të Pejës do të organizohet Final 4 i Ligës Unike. Kjo është hera e parë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 3.000 euro, për finalistët nga 5.000 euro dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 9.000 euro (25.000 euro gjithsej). Pra, në përgjithësi do të jenë 25 mijë euro shpërblime në total.

Më 20 prill në gjysmëfinalen e parë do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta e Durrësit nga ora 17:00, kurse nga ora 20:30 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë Peja-Prizreni 16. Më 21 Prill zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe. Spektakël i madh i basketbollit pritet në Final 4 të Ligës Unike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe te Juventusi? Nëse e themi si pyetje, duket…